1.3 miliardë euro borxhi i ri! Maqedonia e Veriut hyn sërish në tregjet ndërkombëtare

Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon të marrë 1.3 miliardë euro borxh të ri gjatë vitit 2027 në tregun ndërkombëtar.

Ministria e Financave ka nisur procedurat, ndërsa koha e huamarrjes do të varet nga kushtet në tregjet financiare. Sipas ministrisë, fondet do të përdoren për financimin e deficitit buxhetor dhe shlyerjen e borxheve të mëparshme, përfshirë Euroobligacionin e emetuar në vitin 2023, që maturohet në vitin 2027.

Vendimi është kritikuar nga LSDM, e cila pretendon se huamarrja po bëhet për nevoja zgjedhore dhe akuzon Qeverinë se ka rritur ndjeshëm borxhin publik.

Sipas të dhënave zyrtare, borxhi publik në vitin 2026 ka kaluar 10.7 miliardë euro, rreth 60% të PBB-së.