Rriten rastet e virusit të Nilit Perëndimor, Shkupi në krye të listës!

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 raste të etheve të Nilit Perëndimor në vend.

Shkupi mbetet vatra kryesore, me 63 raste, ndërsa ditët e fundit është konfirmuar edhe rasti i parë në Tetovë. Disa raste janë regjistruar edhe në Veles, Kumanovë, Sveti Nikollë dhe Kavadar.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që gjatë qëndrimit jashtë, veçanërisht në parqe, oborre dhe gjatë piknikëve, të mbrohen nga pickimet e mushkonjave.