Deficiti buxhetor i Maqedonisë së Veriut gjatë tetë muajve të parë të këtij viti ka arritur në 38,2 miliardë denarë, duke shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në tetë muajt e parë të vitit 2025, deficiti ishte 28,3 miliardë denarë. Kjo do të thotë se këtë vit është rritur me 9,9 miliardë denarë, ose rreth 35%.
Ndërkohë, shpenzimet totale buxhetore janë rritur në 268,8 miliardë denarë, nga 242 miliardë denarë sa ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja është 26,8 miliardë denarë, ose rreth 11%.
Vetëm gjatë muajit gusht, deficiti buxhetor arriti në 5,6 miliardë denarë, ndërsa në gushtin e vitit të kaluar ishte 2,3 miliardë denarë. Kjo paraqet më shumë se dyfishim të deficitit mujor.





