Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, ka paralajmëruar për pasojat potencialisht katastrofike të zhvillimit të inteligjencës artificiale (AI).
Ai tha se, në rrethana të caktuara, kjo teknologji mund të bëhet aq e fuqishme sa të shkaktojë ngjarje në të cilat mund të humbin jetën deri në një miliard njerëz.
Gates bëri gjithashtu thirrje për mbikëqyrje më të fortë dhe rregullim ligjor të inteligjencës artificiale.



