Kryeministri Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, deklaroi se Maqedonia e Veriut mbetet e orientuar fuqishëm drejt NATO-s, partneritetit strategjik me SHBA-në dhe anëtarësimit në BE.
Ai theksoi nevojën për institucione ndërkombëtare që garantojnë rregulla të barabarta dhe më shumë siguri për shtetet e vogla.
Për integrimin evropian, Mickoski tha se vendi duhet të zbatojë reformat, të forcojë sundimin e ligjit dhe institucionet. Ai veçoi edhe rëndësinë e zhvillimit të Korridoreve 8 dhe 10, si dhe sigurinë energjetike, infrastrukturën digjitale dhe inteligjencën artificiale.
Në fund, ai tha se madhësia e vendit nuk duhet të përcaktojë madhësinë e ambicieve të tij.



