Alarm në Tivat: 19 valixhe me pajisje përgjimi, dy rusë në pranga – destinacioni Tel Aviv!

Dy shtetas rusë, të pajisur edhe me pasaporta izraelite, janë arrestuar në Aeroportin e Tivatit në Mal të Zi, teksa po udhëtonin drejt Tel Avivit.

Në 19 valixhe, policia gjeti pajisje elektronike dhe teknike të padeklaruara, mes tyre GPS tracker me mikrofon, detektorë sinjalesh radio, kamera survejimi, pajisje monitorimi, disqe SSD, RAM dhe komponentë të tjerë kompjuterikë.

Policia sekuestroi gjithashtu 26.210 euro dhe 1.150 shekelë izraelitë.

Autoritetet malazeze i dyshojnë për kontrabandë dhe pastrim parash, ndërsa pajisjet janë bërë objekt hetimi për shkak të natyrës së tyre. Deri tani, autoritetet nuk i kanë akuzuar zyrtarisht për spiunazh.