1.78 promilë alkool, sulmon policët – arrestohet 34-vjeçari në Tetovë

Një 34-vjeçar nga Tetova, K.N., është arrestuar më 25 shtator rreth orës 02:20, pasi kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me muzikë të lartë në rrugën “Braqa Simoski”.

Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë dhe ka penguar kryerjen e detyrës së tyre.

Gjatë kontrollit u konstatua se 34-vjeçari ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.78 promilë alkool në gjak.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.