“Tani transparencë me publikun, Vlora Hyseni duhet të na sqarojë – kur e pa Klod Lalën që takoi serbët, kur i kishte radarët ndezur apo fikur?
Se Vlora, si një romantike e pashpresë që është, duhet ta ketë kuptuar që nuk mundet edhe të fikësh radarin, edhe të kapësh spiunët..
O radarin, o punën, të dyja bashkë nuk i bën dot..
Po gjithsesi, skena e sotme, ku një drejtues i institucionit më të rëndësishëm të sigurisë në vend, tregoi në vetë të parë mediokritetin, dobësinë e nervave, mungesën e karakterit dhe të fytyrës, në gjithë neverinë e saj, më dëshpëroi shumë, për një fakt tjetër, që tregoi indirekt..
Si ka mundësi që ne të na drejtojnë njerëz kaq mediokër, kaq të dobët, kaq të cekët? Si e kemi katandisur veten në këtë pikë?
Këta janë në shumicë dërrmuese ca bashibozukë pa karakter, hajdutë të babëzitur, imoralë të pafytyrë, mashtrues ordinerë. Në çdo pjesë dosje të SPAK që bëhet publike, vetëm sa konsolidohet ky konstatim.
Kjo më shqetëson më shumë. Lehtësia me të cilën ne pranojmë prodhimin dhe promovimin e mediokritetit institucional. Një sistem që arrin të çojë njerëz me aftësi të kufizuara, gjykim të dobë apo karakter të shqepur, në pozicione ku gabimet e tyre kanë pasoja kombëtare.
Paradoksi është që kjo nuk kërkon domosdoshmërisht një komplot. Mund të prodhohet krejt natyrshëm nga mënyra se si funksionon sistemi. Ne kemi ndërtuar një sistem të mbyllur, ku rrjetet e kontaktit kanë tendencë të bëhen më të rëndësishme se performanca.
Mediokriteti ka një avantazh evolucionar në sisteme të tilla, nuk kërcënon askënd sipër vetes. Është i dëmshëm vetëm për pjesën tjetër..
Dhe duhen momente të tilla ekspozimi, ku ne kuptojmë që ajo që kemi ndërtuar, është një kakistokraci të mbushur me hajdutë, imoralë, mashtrues, të pafytyrë e pa karakter që mendojnë se meqë ata janë të tillë, kështu duhet të jenë të gjithë. Se të jesh i tillë është standard shoqëror dhe jo përjashtim.
Dhe për fatin tonë, këta i kemi në krye.. ”
* Status facebook’u i z. Panajot Soko



