Përplasje e dhunshme në Shkup, tre persona të lënduar nga një mjet i mprehtë

Policia e Shkupit ka arrestuar J.J. (44) nga Shkupi, i dyshuar se pas një mosmarrëveshjeje për çështje pronësore ka sulmuar me një mjet të mprehtë fqinjin e tij A.Sh. (38), bashkëshorten e tij Gj.U. dhe fqinjen D.D., e cila kishte tentuar t’i ndante.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15, në shtëpinë e A.Sh.-së.

Në lidhje me rastin është ndaluar edhe A.Sh., me të cilin policia ka zhvilluar bisedë zyrtare.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, policia njofton se do të ndërmerren masat përkatëse ligjore.