“Vuçiqi nuk është shqiptar, Vuçiqi është hajdut. Por edhe sikur të ishte shqiptar, çfarë do të ndryshonte? Asgjë.”
Kështu shkruan publicisti serb Stefan Simić, duke kritikuar përdorimin e fyerjeve antishqiptare në protestat kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij, kur protestuesit e shajnë Vuçiqin duke përdorur termin “Shqiptar”, nuk e fyejnë vetëm presidentin, por një popull të tërë.
Simić sjell si shembull aktorin e madh Bekim Fehmiu, duke kujtuar qëndrimin e tij kundër padrejtësive dhe luftërave, ndërsa kritikon edhe pretendimet e pakonfirmuara për origjinën shqiptare të Vuçiqit dhe teorinë se gazetari Fahri Musliu është babai i tij.
“Ta quash dikë shqiptar nuk dëshmon as mirësinë, as të keqen, as ndershmërinë, as hajdutërinë”, shkruan ai.
Sipas Simićit, në vend të thashethemeve dhe fyerjeve nacionaliste duhet të përdoren argumentet.
“Shqiptar nuk është fyerje. Hajdut është.”



