Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke shprehur bindjen se procesi gjyqësor duhet të vazhdojë në procedurën e apelit.
Meidani kujtoi vitin 1999 dhe pritjen e refugjatëve nga Kosova në Shqipëri, duke theksuar se ajo periudhë, sipas tij, mbetet pjesë e kujtesës së shqiptarëve.
Ai tha se liria e Kosovës ishte rezultat i sakrificës dhe luftës së UÇK-së, si dhe ndërhyrjes së NATO-s.
“Besoj fort në drejtësi dhe besoj se ky aktgjykim duhet të rrëzohet. Historia jonë mund të gjykohet, por kurrë nuk mund të rishkruhet”, deklaroi Meidani.
Ambasadori shprehu mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe familjet e tyre, duke theksuar se vendimi është i shkallës së parë dhe se procesi gjyqësor vazhdon me procedurën e apelit.



