Pas temperaturave të larta, Maqedoninë e Veriut e presin reshje të dendura, bubullima dhe erë e fortë. Nesër moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar alarm portokalli për temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit. Në disa zona, moti pritet të përkeqësohet në formë stuhie, me reshje intensive, erë të fuqishme, bubullima dhe mundësi për breshër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8°C në Berovë, ndërsa maksimumi pritet të arrijë 35°C në Shkup, Gjevgjeli, Demir Kapi dhe Veles. Edhe të enjten paradite do të mbizotërojë mot i nxehtë, ndërsa pasditen sërish priten reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë e fortë dhe lokalisht stuhi me breshër. Sipas parashikimeve, paqëndrueshmëria atmosferike do të vazhdojë deri në fund të javës, me mundësi për reshje lokale, bubullima dhe erë të përforcuar.
Maqedoni Nga vapë përvëluese në stuhi: Moti ndryshon papritur, priten shira të rrëmbyeshëm...





