Fermerët e rajonit të Prilepit të cilët pësuan dëme të konsiderueshme nga stuhia e para dy javëve akoma nuk kanë marrë përgjigje për kompensimin e dëmeve. Ministri i bujqësisë Borçe Serafimovski tha se dikasteri që ai drejton i pret raportet e komisioneve komunale.
“Komunat duhet të formojnë komision dhe të miratojnë vendim për shpalljen e fatkeqsisë elementatre. Qytetarët pastaj duhet të i dorëzojnë kërkesat pranë komisioneve, ndërsa komisioni do të dalë në terren për të kionstatuar se për çfarë dëmi bëhet fjalë. Më pas komuna përgatit një elaborat të cilin ka kohë 36 ditë të ia dorëzon Qeverisë. Më pas procedohet në bazë të këtij elaborati.11:00.” – Borçe Serafimovski, Ministër i Bujqësisë.
Serfimovski nga ana tjetër kërkoi edhe kujdes të shtuar nga anaa e fermerëve për shkak të rritjes së numrit të vatrave me linë e deleve.
“Sëmundja është konfirmuar në 64 vatra, 50 në rajonin lindor, shtatë në të verilindor, gjashtë në atë të lumit vardar dhe një në rajonin e Shkupit. U bëjë thirrje fermerëve të bagëtive që në ,mënyrë të vazhdueshme t’i përmbahen rekomandimeve parandaluese institucionale, të raportojnë menjëherë rastet e dyshuara dhe të mos përdorin pajisje të përbashkëta midis kopeve pa dezinfektim të plotë. Një nga rreziqet kryesore të identifikuar për transmetimin e infeksionit është prerja me gërshërë që nuk janë dezinfektuar më parë.” – Borçe Serafimovski, Ministër i Bujqësisë.
Për fermerët kjo nuk është vetëm një sëmundje që prek tufat por një goditje drejpërdrejt në punën dhe të ardhurat e tyre. Nëse përhapja e lisë së deleve nuk frenohet me kohë, pasojat mund të ndihen duke prekur prodhimin dhe tregun. Ministri i bujqësisë tha se për vaksinimin do të bazohet në një vlerësim të ekspertëve. /Alsat.mk



