Dezinfektimi tokësor kundër larvave të mushkonjave do të kryhet në zonën e Shkupit të mërkurën, më 9 shtator, njofton Qyteti i Shkupit.
Spërkatja do të kryhet në sipërfaqet e ujit. Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinfektimin, ai do të kryhet ditën e parë pasuese me kushte të favorshme atmosferike, në të njëjtën kohë.
Qyteti i Shkupit u bën thirrje bletarëve që të ndërmarrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur.





