Futbolli gjatë derbit të madh të Beogradit përsëri mbeti në hije të ngjarjeve në tribuna. Në tribunën veriore të stadiumit të Crvena Zvezdës u shfaq një koreografi me figurën e Ratko Mladiçit, kriminelit të luftës të dënuar me vendim të formës së prerë, së bashku me mesazhin „Drejt Potoçarit“.
Gjithçka nuk përfundoi në tribuna. Crvena Zvezda në profilin e saj zyrtar në rrjetin social X publikoi fotografinë e koreografisë me figurën e Mladiçit.
Gjithashtu, ndeshja filloi edhe me një minutë heshtje për kriminelin Mladiç.
Këto skena vijnë vetëm disa ditë pasi UEFA e dënoi Crvena Zvezdën për sjelljen e tifozëve të saj në ndeshjen evropiane kundër Viktoria Plzenit, gjatë së cilës gjithashtu u glorifikua krimineli i luftës Ratko Mladiç.
Mladiçi është dënuar përfundimisht nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit, si dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.



