Zhvillimi me cilësi të lartë i sistemit të sigurimit shëndetësor, prioritet i planit të 15-të pesëvjeçar

Gjatë Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026–2030),Kina ka programuar masa për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të sistemit të sigurimit shëndetësor të vendit.

Gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021–2025), Kina ndërtoi sistemin e sigurimit bazë shëndetësor , me një mbulim që mbeti stabil rreth 95%.

Lista e barnave të sigurimit bazë u zgjerua në 3253 barna, ndërsa teknologjitë dhe programet e reja u përfshinë në mbulimin e sigurimit.

Gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar, Kina synon:

– të përmirësojë menaxhimin e katalogut të sigurimeve, të rrisë mbështetjen për ilaçet, pajisjet dhe shërbimet mjekësore inovative dhe të ndihmojë produktet farmaceutike kineze të arrijnë tregjet ndërkombëtare. Gjithashtu do të forcojë mbikëqyrjen e fondeve të sigurimeve dhe do të përmirësojë menaxhimin e të gjithë procesit.

Li Tao, nënkryetar i Administratës Kombëtare të Sigurimit Shëndetësor, tha në një konferencë për shtyp se Kina do të vazhdojë të rregullojë çdo vit listën kombëtare të barnave të sigurimit shëndetësor dhe ta përditësojë atë me më shumë barna inovative për sëmundje të rënda si kanceri, sëmundjet kronike, sëmundjet e rralla dhe gjendjet pediatrike.

Autoritetet do të punojnë gjithashtu për të krijuar një listë të unifikuar kombëtare të rimbursimit për shërbimet dhe furnizimet mjekësore, me qëllim ngushtimin e ndryshimeve në politikat në mbulimin e sigurimeve mjekësore midis rajoneve, tha Li