Për shkak të motit të keq, në vend të Shkupit, avioni nga Cyrihu u ul në Prishtinë

Avioni i kompanisë „Edelweiss“, i cili u nis nga Cyrihu në orën 18:00, për shkak të motit të keq në Shkup nuk mundi të ulej në aeroportin e Shkupit.

Pas rreth 20 minutash fluturimi në rreth, piloti vendosi që avioni të ulej në Prishtinë.

Një pjesë e madhe e pasagjerëve në avion janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Avioni duhej të ulej në aeroportin e Shkupit në orën 20:00.