Qyteti i Shkupit do të ndërtojë një rrethrrotullim të ri dhe një urë në hyrje të Sarajit

Sarajit do t’i shtohet edhe një urë e re. Qyteti i Shkupit ka nisur procedurën për projektin i cili parasheh urë dhe një rrethrrotullim. Ura sipas autoriteteve do të ndërtohet 200 metra larg semaforëve të fundit. Projekti përfshin një rrethrrotullim me dy korsi dhe një urë çeliku me gjatësi 110 metra.

“Në hyrje të Sarajit pritet të ndërtohet ura e re dhe rrethrrotullimi. A besojnë qytetarët e Sarajit që ky projekt do realizohet dhe sa ua lehtëson atyre qarkullimin”, thotë Jahja Abazi, Gazetar.
“Nuk e dijm, po nëse realizohet normale që e lehtëson, nëse realizohet, unë jo”, tha një qytetar.

“Nuk e di, duhet të rregullohet, po çka do të bëhet nuk e di.00:07. 00:10 me siguri e lehtëson, janë bërë shumë njerëz”, tha një qytetar tjetër.

“Po mendojmë çka është më e mirë, por tani mvaret si do jenë financat nga ana e shtetit.00:12. 00:14 shumë e lehtëson , dhe ka nevojë, nevojë e kahmitshme sipas mundësive”, u shpreh një qytetar.

Projekti parasheh gjithashtu edhe korsi biçikletash dhe këmbësorësh në të dyja drejtimet si dhe korsi të posaçme për personat e verbër. Kreu i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgievski njoftoi se për këtë projekt, me rishikimin e buxhetit janë ndarë 420 milionë denarë./Alsat.