I vuri flakën derës së banesës, policia e kapi për disa ora

Kamerat e sigurisë e filmuan autorin. Policia ka arrestuar një 51-vjeçar nga Shkupi, i dyshuar se ka shkaktuar zjarr në derën hyrëse të një apartamenti në zonën e Kisella Vodës.

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj D.T. (51) nga Shkupi, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, sipas nenit 288, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Rasti është denoncuar më 1 shtator 2026, rreth orës 05:00, kur në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Kisella Vodës ishte përfshirë nga zjarri dera hyrëse e një apartamenti në pronësi të H.S. (57).

Menjëherë pas denoncimit, policia e Njësisë për Punë të Brendshme Kisella Vodë ndërmori masa për zbardhjen e rastit.

Pas këqyrjes në vendngjarje dhe analizimit të detajuar të pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, policia identifikoi si të dyshuar të mundshëm D.T. (50) nga Shkupi.

I dyshuari u arrestua po atë ditë. Në prani të prokurorit publik kujdestar dhe të një dëshmitari okular, i cili e njohu si autor të veprës, me të u zhvillua një bisedë zyrtare.

Gjatë procedurës policia siguroi edhe të dhëna dhe sqarime shtesë lidhur me mënyrën e kryerjes së veprës penale, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.