Të martën paradite u mbajt takimi i 26-të të Këshillit të Krerëve të Shtetit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh), që u zhvillua në kryeqytetin e Kirgizistanit Bishkek.
Takimi u drejtua nga presidenti i Kirgizistanit Sadyr Japarov, që është kryetar i radhës i OBSh-së. Në këtë takim morën pjesë edhe presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko, kryeministri i Indisë Narendra Modi, presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian, presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev, kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif, presidenti i Rusisë Vladimir Putin, presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon, presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev, si edhe sekretari i përgjithshëm i OBSh-së Nurlan Yermekbayev.
Presidenti kinez vuri në dukje që, gjatë 25 viteve, OBSh-ja ka arritur hap pas hapi të bëhet organizata e re rajonale më e gjerë në botë, me popullsinë më të madhe dhe me një potencial të madh zhvillimi. Ajo ka propozuar dhe ka ndjekur gjithmonë “Frymën e Shangait”, të karakterizuar nga besimi i ndërsjellë, përfitimet e përbashkëta, barazia, konsultimet, respekti për qytetërimet e ndryshme dhe synimi i zhvillimit të përbashkët, duke gjetur mënyrën e duhur për të bashkëjetuar pa krijuar aleanca e përballje dhe pa u drejtuar kundër palëve të treta, duke nxitur vendet e rajonit të bashkohen për të ndërtuar një shtëpi të përbashkët.
Ai paraqiti katër propozime :
Së pari, duhet të këmbëngulet te zhvillimi si përparësi dhe të krijohet bashkërisht perspektiva e lulëzimit të përbashkët;Së dyti, duhet të këmbëngulet te siguria si detyrë kyçe dhe të krijohet një mjedis me siguri të përgjithshme ;Së treti, duhet të këmbëngulet te vendosja e njeriut në qendër dhe të formohet baza e miqësisë brez pas brezi dhe së :Së katërti, duhet të këmbëngulet te dialogu e konsultimet dhe të përmirësohet qeverisja e barabartë dhe e rregullt.
Liderët e vendeve anëtare që morën pjesë në këtë takim i pohuan plotësisht arritjet e OBSh-së gjatë 25 viteve pas krijimit, duke theksuar që OBSh-ja ka dhënë garanci të rëndësishme për sigurinë e lulëzimin e rajonit dhe është bërë një nga bazat për stabilizimin e zhvillimin e ekonomisë globale.
Të gjitha palët ranë dakord të zbatojnë në mënyrë aktive planin strategjik të Samitit të Tianjin-it 2025, të vazhdojnë të promovojnë “Frymën e Shangait”, të përmirësojnë ndërtimin e mekanizmave, të forcojnë besimin politik, të thellojnë bashkëpunimin në fushat e tregtisë, investimeve, teknologjisë, energjisë, financave, zinxhirëve të prodhimit e furnizimit, ndërlidhjes infrastrukturore dhe shkëmbimeve mes popujve, të përballojnë së bashku sfidat e reja të sigurisë dhe të shkruajnë një kapitull të ri për paqen e përhershme dhe zhvillimin e përbashkët.
Liderët e vendeve anëtare nënshkruan dhe publikuan Deklaratën e Bishkekut të Këshillit të Krerëve të Shtetit të OBSh-së. Ata miratuan po ashtu amendamentin dhe shtesat e Protokollit të Kartës së OBSh-së, rregulloren e përballimit të kërcënimeve dhe sfidave të sigurisë e rregulloren e qendrës kundër drogës, si edhe 28 dokumentet e rezultateve mbi shtimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, ekonomisë e kulturës dhe mbi ndërtimin e organizatës.
Në këtë takim u vendos që Pakistani të marrë kryesimin e radhës të OBSh-së në periudhën 2026-2027.



