Kostovski: Fëmijët e Çairit që tashmë kanë vëlla ose motër në “Penko”, do të mund të regjistrohen në këtë shkollë

Kreu i komunës së Butelit, Darko Kostovski tha se askush nuk është diskriminuar gjatë regjistrimit në shkollën fillore “Petar Zdravskovski-Penko” në këtë komunë, përcjell TV21. Kostovski tha se në bashkëpunim me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, kanë marrë vendim që në këtë shkollë të mund të regjistrohen nxënësit me adres në komunën e Çairit, por që tashmë kanë vëlla ose motër që ndjek mësimin në këtë shkollë.
“Ja një risi. Në marrëveshje me ministren, ne kemi bërë diçka që ndodh shumë shpesh si praktikë në të gjithë Maqedoninë dhe qytetin e Shkupit. Mund të jap shembuj. Ato fëmijë që janë nga Çairi, që tashmë kanë një vëlla dhe një motër në Shkollën Fillore „Petar Zdravkovski-Penko“, ata u pranuan me vullnet, thjesht për të treguar se kjo nuk ka asnjë konotacion etnik dhe për ta bërë të qartë se qëllimi ynë nuk është gjë tjetër veçse ofrimi i mësimdhënies me cilësi jashtëzakonisht të lartë”, tha Kostovski.