Labi i emocionuar flet para kolegëve e qytetarëve, kërkon lejimin e organizimit të dasmave e ahengjeve

Këngëtari Labinot Tahiri, një ndër iniciatorët e protestës së estradës e pronarëve të restoranteve, ka folur para kolegëve e qytetarëve lidhur me ndalimin e organizimit të dasmave e ahengjeve.

“Këtu jemi për shkak të diskriminimit dhe injorancës që i është bërë estradës. Kena dhanë dhe kemi me dhanë tanë jetën, artistët janë zëri i popullit, populli i ngrit ata. I sugjeroj të gjithë me e dashtë vendin. I kam marrë me vete gruan dhe djalin me ju tregu që duhet me dal në kauz”, u shpreh nën emocione Labi.

Këngëtari tha se po ndihet i emocionuar për faktin se janë mbledhur numër i madh i qytetarëve e kolegëve të tij.