Afrim Muqiqi nga protesta para Qeverisë: Ose të punojnë të gjithë ose asnjëri

Emra të njohur të estradës shqiptare të cilët ndihen se janë prekur financiarisht pas vendimit të fundit të Qeverisë lidhur me dasmat e ahengjet, i janë bashkuar protestës e cila është duke u mbajtur para Qeverisë.

Afrim Muqiqi, Labinot Tahiri, Edona Llalloshi, Alban Mehmeti, janë vetëm disa nga emrat e njohur që po marrin pjesë.

Gjatë një prononcimi për media Afrim Muqiqi tha se duhet të lejohen dasmat edhe ahengjet pasi bizneset e tjera po punojnë.

Sipas tij ose të punojnë të gjithë ose asnjëri.

“Është një dëm i madh i cili ju ka bo estradës edhe gastronomisë . Kërsesat tona janë te qarta ose të punojnë të gjithë ose asnjëri. Kur ka mudësi me u mbush sheshi edhe ne mund të punojmë.
Për mi 30 mijë biznese të operojnë në Kosovë janë të prekura. Pe shohim qe jon liru shume biznese edhe ne kërkojmë. Unë po mendoj qe është kohë e duhur sepse nuk është dashur te lejohet një tubin i madh ne shesh. Dihet fare mire qe thërret njerëz me emër dhe mbiemër dhe nuk është lokal qe hapet edhe mbushet me njerëz. Mundësia me e vogël është infektimi ne një aheng familjar se sa ne shesh, apo ne kafiteri”, u shpreh Afrimi para mediave.