Nesër fillon shkolla për rreth 238.000 nxënës në Maqedoni.
14.952 fëmijë do të shkojnë për herë të parë në klasë të parë.
Shkolla përfundon më 10 qershor, ndërsa maturantët më 17 maj.
Do të mbyllen përkohësisht 26 shkolla rajonale, sepse nuk kanë nxënës.
Në total ka 148 objekte shkollore të zbrazëta, kryesisht në zonat rurale.
620 shkolla do të punojnë me një turn, aty ku është e mundur.
Janë siguruar 622.000 libra shkollorë për nxënësit.
Për nxënësit me nevoja të veçanta janë angazhuar 1.524 asistentë arsimorë.
Në mars 2027, mësuesit do të kenë rritje page prej 7,5–10%.
Janë bashkuar klasat me shumë pak nxënës dhe janë hequr 433 paralele. Asnjë mësues i punësuar me kohë të plotë nuk është pushuar.
Pajisjet shkollore do të jenë të paktën 15% më të lira në shtator.
Nxënësit e talentuar do të kenë mbështetje për pjesëmarrje në olimpiada ndërkombëtare shkencore.
Lajme Çfarë ndryshon në vitin shkollor 2026/2027?



