Revolta s’ndalet/ 92 ditë protestë para kryeministrisë, Rama jepe dorëheqjen

Protesta e sotme (30 gusht) kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama shënon ditën e 92 të qëndresës.

Me thirrjet: ‘Rama jepe dorëheqjen!’ qytetarët e mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej’ marshojnë drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për tu vendosur para kryeministrisë. Aty improvizojnë një podium dhe mbajnë fjalime ku denoncojnë keqqeverisjen dhe korrupsionin e kësaj qeverie, dhe kërkojnë largimin e saj.

Ata i bëjnë thirrje dhe administratës ti bashkohen në këtë protestë për një Shqipëri të re. rganizatorët kanë paralajmëruar se protestat në shtator do të jenë më të fuqishme ndërsa u kanë bërë thirrje dhe studentëve dhe pedagogëve tu  bashkohen për të larguar qeverinë e kryeministrit Rama e cila shpopulloi Shqipërinë, varfëroi shqiptarët e pasuroi oligarkët dhe pushtetarët.