Nga kjo lartësi marramendese, qyteti duket i vogël, por per një grup djemsh shaiptarë, 165 metra mbi tokë janë thjesht vendi ku fitohet buka e gojës me djersen e ballit.
Perdite, ata ngjiten aty ku shumica do të kishin frikë edhe të hidhnin veshtrimin poshtë. Mes hekurit, betonit dhe zhurmes mbytese te makinerive ne kantieret e Berlinit, ata punojnë me forcë, duar të forcuara nga puna dhe një pergjegjësi të madhe.
Të larguar nga Shqipëria dhe familjet e tyre, gëllimi i tyre mbetet i thjeshtë por i madh: të punojnë ndershmërisht per t’u garantuar një të ardhme më të mirë njerëzve të tyre të dashur. Pas çdo godine moderne që lartesohet në metropolet e Europes, qündron kjo sakrifice e padukshme nga poshtë, net pa gjumë, distance dhe endrra që ndërtohen tullë pas tulle.
Sot, në 165 metra lartësi mbi Berlin, simboli i shaiptarève eshtë vetë djersa dhe mundi i këtyre djemve. Një respekt i thellë per çdo emigrant shaiptar që punon me ndershmeri kudo ne botë!
Rajon-Botë Shqipet në Berlin duke punuar në 165 metra lartësi





