I arrestuar nga organet e drejtësisë ne Kosovë, për bashkëpunim me UDB-në Serbe, Fatmir Sheholli është marrë gjatë ditës së sotme në mbrojtje nga kreu i komisionit të ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, njëri shumë i afërt i Edi Ramës, Ulsi Manja.
Në një postim në facebook ai duke dashur të minimizojë tradhtinë e Shehollit që siç duket e kanë pjesë të rrjetit të tyre për kordinim me Vuçiçin shkruan se, “zor se Fatmir Sheholli është i vetmi… Ka shumë “Fatmirë” kudo”.
Mesazhi:
Në Kosovë po çahen rrjetet sociale dhe mediat me rastin Sheholli!
Eh, aq gjatë sa Serbia e mbajti Kosovën të pushtuar, zor se Fatmir Sheholli është i vetmi… Ka shumë “Fatmirë” kudo.
Sot më shumë se kurrë, pas gati 19 vitesh shtet i pavarur, pastrojini institucionet të paktën nga spiunët, se latë nam!




