Arben Gashi: Kosova ka nevojë për liderë me vizion dhe përvojë politike

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar mënyrën se si po kërkohen figurat për drejtimin e shtetit, duke e cilësuar si shenjë të “krizës së politikës” dhe varfërimit të saj, raporton GazetaBlic.

Gashi ka theksuar se drejtimi i shtetit nuk mund të mbështetet vetëm në reputacion apo biografi, por kërkon përvojë politike, vizion, përgjegjësi dhe aftësi për të marrë vendime.

Sipas tij, politika duhet të prodhojë liderët e së ardhmes dhe jo të mbështetet në emra apo improvizim.