UEFA dënon rëndë Crvena Zvezdën, gjoba më e madhe për parullat “Kosova është Serbi”

Crvena Zvezda është ndëshkuar me një total prej 99,500 eurosh pas ndeshjes ndaj Viktoria Plzenit, ndërsa pjesa më e madhe e gjobës lidhet me mesazhet e papërshtatshme të shfaqura nga tifozët.

UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj Crvena Zvezdës pas ndeshjes së Ligws sw Evropws kundër Viktoria Plzenit, të zhvilluar më 20 gusht dhe të fituar nga skuadra serbe me rezultatin 3-0.

Gjoba më e madhe, prej 50 mijë eurosh, është vendosur për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive. Në mesin e parullave të shfaqura nga tifozët ishte edhe mesazhi “Kosova është Serbi”, i cili ka sjellë ndëshkimin më të madh financiar në këtë vendim.

UEFA e ka dënuar gjithashtu Crvena Zvezdën me 20 mijë euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit, ndërsa për ndezjen e mjeteve piroteknike klubi duhet të paguajë edhe 9,500 euro.

Ndëshkimi më serioz lidhet me sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve. Për këtë shkelje, Crvena Zvezda është gjobitur me 20 mijë euro dhe është urdhëruar mbyllja e pjesshme e stadiumit, konkretisht sektori 3 i tribunës veriore, në ndeshjen e ardhshme evropiane si vendas.

 

Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një periudhë prove prej dy vitesh. Nëse klubi kryen shkelje të tjera gjatë kësaj periudhe, mbyllja e sektorit mund të aktivizohet.

Në total, Crvena Zvezda është dënuar me 99,500 euro gjobë, ndërsa UEFA ka dhënë një sinjal të qartë se mesazhet raciste, diskriminuese dhe politike në stadiume nuk do të tolerohen. /Telegrafi/