Burri e kishte mbyllur dhe dhunuar fizikisht, policia e arrestoi

Nëpunësit policorë të Departamentit Policor në Rostushë, mbrëmë e kanë arrestuar personin me iniviale M.B. (61) nga një fshat i Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, pas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare e kishte mbyllur gruan e tij 49-vjeçare, e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar, njoftojnë nga Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Tetovë.

Rreth orës 19:30, policët e kanë liruar gruan, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.