Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka bërë një ftesë publike për rikthim në format, këtë herë së bashku me ish-finalistin e Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj.
Rexha ka publikuar në Instagram Story një fotografi krah Sterkajt, duke shkruar:
“Ne po presim ofertën nga Big Brother Vip Kosova ose Big Brother Vip Albania që të hyjmë si një lojtar dhe do ta bëjmë histori!”
Përmes këtij postimi, Labinoti duket se ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer sërish në Big Brother, por jo i vetëm.
Ai kërkon që bashkë me të në shtëpi të jetë edhe Rogerti, me të cilin ka pasur edhe një bashkëpunim të mëparshëm.
Dyshja kanë sjellë së bashku, muaj më parë, edhe projektin muzikor “Bomba”, duke krijuar kështu një tjetër lidhje mes tyre, përveç asaj televizive.
Tani mbetet të shihet nëse kjo është vetëm një kërkesë e dyshes apo nëse produksionet e Big Brother do ta marrin seriozisht ofertën e tyre.
Nëse Labinoti dhe Rogerti do të hynin së bashku në një nga formatet, padyshim që do të ishte një dyshe që do të sillte shumë dinamika dhe vëmendje. 



