Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DHM) në faqen e saj zyrtare ka lëshuar paralajmërim meteorologjik për sot, 26 gusht 2026.
Sipas DHM-së, paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite në disa zona pritet të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Lokalisht, proceset atmosferike mund të shndërrohen në stuhi, të shoqëruara me reshje intensive shiu, erë të fortë dhe kushte për paraqitjen e breshrit.
Në paralajmërim thuhet gjithashtu se në Shkup, gjatë orëve të mbrëmjes, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.





