Arta Bajrami bëhet 100 % bjonde, gati nuk njihet…

Këngëtarja Arta Bajrami ka bërë një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj, duke u shfaqur këtë herë me flokë krejtësisht bionde. Artistja, e njohur prej vitesh për paraqitjen e saj me flokë të errëta, duket ndryshe me stilin e ri.

Arta ka eksperimentuar shpesh ndër vite si me stilin e saj muzikor, ashtu edhe me pamjen dhe ngjyrën e flokëve.

Ndryshimi i fundit e bën atë të duket mjaft ndryshe nga imazhi me të cilin publiku është mësuar. shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja vazhdon të sjellë ndryshime në paraqitjen e saj, duke provuar herë pas here stile të ndryshme. Këtë herë, transformimi në bionde është ndër ndryshimet më të theksuara në pamjen e saj.