Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua ka dorëzuar dekretin e shtetësisë së Kosovës, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit.
Dorëzimi i dekretit të shtetësisë është bërë në një ceremoni të veçantë në zyrën e Presidencës.
Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kreu i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është konsideruar një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës dhe një zë i fuqishëm në SHBA për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai luajti një rol të rendësishëm në ndërkombëtarizimin e krizës në Kosovë, duke sjellë senatorë dhe kongresmenë amerikanë në Prishtinë që në vitet ’90 dhe duke ndikuar në arritjen e pavarësisë.
Edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka qenë vite të tëra aktive në promovimin e çështjes së Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



