ShBA anulon stërvitjen me Korenë e Jugut, shkak konflikti me Iranin

ShBA-ja ka anuluar stërvitjen e përbashkët ushtarake “Ssangyong” me Korenë e Jugut, e planifikuar për shtator, ndërsa Pentagoni po zhvendos trupa dhe pajisje ushtarake drejt Lindjes së Mesme për shkak të konfliktit me Iranin.

Zyrtarët e të dyja vendeve kanë konfirmuar anulimin, ndërsa Koreja e Jugut pritet ta zhvillojë stërvitjen e vetme, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Stërvitja e përbashkët zakonisht përfshin 10 deri në 20 mijë trupa, anije sulmi amfibe dhe avionë luftarakë.

Vendimi vjen pas shkurtimit të stërvitjes tjetër të përbashkët “Ulchi Freedom Shield”, nga 11 në vetëm pesë ditë.