Ukraina shënon sot, më 24 gusht, 35-vjetorin e pavarësisë, në një kohë kur vendi vazhdon të përballet me sulmet ruse.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka shfrytëzuar këtë përvjetor për t’i bërë thirrje “Koalicionit të Vullnetarëve” që të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, transmeton Klankosova.tv.
Zelensky gjithashtu i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të përshpejtojë dhënien e një kredie prej 90 miliardë eurosh, të premtuar për Ukrainën, ndërsa ushtria ukrainase përballet me një deficit buxhetor prej rreth 27 miliardë dollarësh.
Ukraina e shpalli pavarësinë më 24 gusht 1991, pas miratimit të Aktit të Shpalljes së Pavarësisë nga parlamenti ukrainas.
Tensionet me Rusinë u përshkallëzuan pas vitit 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe nisi mbështetjen për separatistët në lindje të Ukrainës.
Më 2022, Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të territorit ukrainas, duke shënuar fillimin e luftës që vazhdon edhe sot.



