Vazhdon avazi i vjetër me hedhjen e mbeturinave vend e pa vend në Kërçovë. Fillimisht në afërsi të fshatit Sërbjan, pastaj në fshatin Cer e këto ditë ato me kamiona hidhen në fshatin Popoec, Ivancisht, Elkoec dhe mbi fshatin Izvor pikërisht ku është duke u ndëtuar autostrada Kërçovë-Ohër. Për këtë kanë reaguar banorët e fshtrave përreth duke kërkuar nga autoritetet që të pastrohen menjëherë këto deponi ilegale që po krijohen.
Ndërkaq disa orë më vonë reaguan edhe nga fshati Popoec.
Për këtë ne kërkuam qëndrim nga Komuna e Kërçovës për të parë se a është ndërmarrja Komunale” Komunalec” përgjegjësi por, kryetari Komunës Aleksandër Jovanovski mohon kategorikisht të ketë lidhje me këtë situatë.
Megjithatë qytetarët thonë se kanë parë kamiona të ndërmarrjes Komunale duke dërguar atje mbeturina. Kujtojmë se Kërçova më këtë problem përballet prej vitesh e njëjta situatë ndodhi edhe me udhëheqësin paraprake.





