Mickoski i kërkon Presidentit ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme

Kreu i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski i bëri thirrje Presidentit Stevo Pendarovski që deri në fund të ditës së sotme të vendosë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

“Pse ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme?! Sepse VMRO-DPMNE ka dy kushte. Fillimisht të bëjmë protokolle me të cilat do ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve. Nga kjo kohë e shkurtër që kam mundur të ju njoh z.Stevo Pendarovski, e di se edhe për ty kjo është prioritet. E dyta të kemi zgjedhje fer dhe inkluzive në këtë shtet. Kjo do të thotë që ditën e parë kur misioni mbikëqyrës OSBE/ODIHR do të jenë në Maqedoni, menjëherë pas mbajtjes së pres konferencës së tyre, ditën tjetër të jetë dita e parë e fushatës sonë dhe nga ajo ditë ta përcaktojmë datën kur do të mbahen këto zgjedhje”.

Mickoski tha se data e parë e mundshme për zgjedhje për partinë e tij është mesi i muajit korrik. Tha se udhëheqësia e LSDM është nisur drejt zgjehdjeve në mënyrë të njëanshme dhe me diktat, që sipas Mickoskit është shkatërruese, ndërsa ende nuk kemi lista të pastruara zgjedhore e as praninë e misionit të OSBE/ODIHR-së./TV21