Incidenti me himnin, Meta: Nuk ka lidhje me Mickoskin, për ne Pusteci është prioritet

Në një intervistë ekskluzive për ‘Syri.net’, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komenton zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, si dhe incidentin e fundit në Pustec, ku gjatë një ceremonie ku merrte pjesë edhe Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, nuk u ekzekutua Himni Kombëtar i Shqipërisë. Meta e cilëson ngjarjen si ‘banale’ dhe thekson se ajo nuk ka lidhje as me Mickoskin dhe as me komunitetin e Pustecit, ndërsa shprehet se Pusteci do të jetë një ‘prioritet i padiskutueshëm’ për Partinë e Lirisë. Në intervistë, Meta flet gjithashtu për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, integrimin në BE dhe ngërçin politik në Kosovë.