Kanë kaluar tashmë dy vjet nga premtimi i madh i vredistëve për “Ndryshimin” e madh në jetën politike që ata do të sillnin për qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm në zgjedhjet parlamentare të 2024.
Në dy vitet e pjesëmarrjes në qeverinë së koalicionit vredistët janë shndërruar tashmë në pula të lagura të dhe si vasalë të bindur pushtetit të udhëhequr nga kryekomiti Micko, ku jo vetëm që nuk i mbajtën premtimet për ndryshimet kushtetuese dhe të fshirjes së 20% së turpit, por na telendisën me muaj të tërë me gjepura dhe psalme për ligje që degradojnë edhe ato pak të drejta të fituara me shumë mund dhe sakrifica.
A ishte ky ndryshimi që premtuan vredistët dy vite më parë se me ta ndryshimet kushtetuese ishin vetëm çështje muajsh dhe se Severnistani do t’i hapte negociatat e bllokuara me BE-në, për shkak të politikave të gabuara të qeverisë se mëparshme?
Por çfarë ndodhi?
Bllokimi i rrugës europiane mbetet kushti i papërmbush i ndryshimeve kushtetuese, jo për shkak të futjes së bullgarëve në preambulen e kushtetutës së Severnistanit, por për shkak të agjendës tjetër të kryekomitit Micko drejt botës serbe, i cili si pretekst para komitëve u thotë atyre se: Nuk kemi garanci të forta se pas futjes se bullgarëve në preambulë nuk do ketë kushte të tjera bullgare apo sajesa te tjera dhe përralla me mbret.
Dhe ja ku jemi sot, prit me muaj e prit me vjet, “pushka” e VREDI-t s’po kërcet!
Ahere, çfarë presin kukumjaçkat e VREDI-t që nuk i pyet kush në qeverinë e koalicionit, të dalin sa më parë nga kjo qeveri antishqiptare që po bie çdo ditë e më shumë nën kthetrat e Beogradit?
A kanë frikë qullashët vredistë se po i humbasin leverditë dhe privilegjet e pushtetit nëse e braktisin këtë qeveri antishqiptare me vepra dhe jo me fjalë?
Vallë mos kanë frikë vredistët se pas derës së bordellos qeveritare presin integristët e Ahmetit, ku ata mezi presin rastin për t’i zëvendësuar vredistët?
Demagogjia vrediste me “Ndryshimin” ishte loja e madhe shpërblyese që përdori kryekomiti me injorancën tonë, se VREDI ishte subjekti që i duhej shqiptarëve, por që pas dy vitesh në qeverinë e koalicionit iu çorr maska e pseudopatriotizmit dhe e ndryshimit që nuk erdhi kurrë, ku faktet janë evidente në të gjitha fushat ka vetëm dështim dhe zhgënjim, degradim dhe zvetënim të gjuhës shqipe.
Medai Shaholli



