Sot (21.08.2026), në orën 13:15, në Pikën Kufitare Tabanoc, gjatë daljes nga Maqedonia, zyrtarët policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet motorik të udhëtarëve, „Porshe“, me targa holandeze, i drejtuar nga M.A. (35), shtetas i Holandës.
Gjatë verifikimit të bërë përmes sistemit „Safe City“ është konstatuar se personi është evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-A të Kodit Penal – „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik “, përkatësisht se e ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 168 kilometrash në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.
M.A. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës për kryerjen e veprës penale.





