Himni shqiptar nuk u luajt në Pustec, Rama: S’ka mushkë Troje që na lëkund

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për mosluajtjen e Himnit Kombëtar Shqiptar gjatë aktivitetit të zhvilluar të enjten në Pustec, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Përmes një postimi në platformën X, Rama e cilësoi ngjarjen si “një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës”.

Rama tha se kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kishte kërkuar paraprakisht që në aktivitet të luhej edhe himni shqiptar, por kërkesa e tij ishte injoruar.

“U injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij. U tregua një shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane”, shkroi Rama.

Ai shtoi se Shqipëria i konsideron minoritetet si “pasuri kombëtare”, ndërsa kritikoi atë që e quajti “cirk të nacional-folklorizmit ballkanik”.

Reagimi i Ramës vjen pasi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shprehu keqardhje për mosluajtjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në këtë aktivitet. /Klankosova.tv

Deklarimi i plotë i Ramës në X: