Arjola Demiri më elegante se kurrë në Turqi

Arjola Demiri ka zgjedhur Turqinë si destinacion për disa ditë pushimi gjatë kësaj vere.

Bukuroshja ka ndarë pamje nga momentet e saj të relaksit, ku është shfaqur tejet elegante dhe plot stil, shkruan “Kosovarja”.

E veshur me një fustan sateni në ngjyrë të kaftë, Arjola ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e saj të sofistikuar, duke dëshmuar edhe një herë se di si të shkëlqejë në çdo rast.