Big Mama me fustanin e kuq ia merr gjithë vëmendjen nuses

Big Mama ka tërhequr vëmendjen në një dasmë, ku përveç zërit të saj fantastik ka shkëlqyer edhe me paraqitjen.

Këngëtarja ka zgjedhur një fustan të gjatë në ngjyrë të kuqe, të zbukuruar me detaje vezulluese, duke u shfaqur tejet ekstravagante.

Teksa argëtonte dasmorët me performancën e saj, Big Mama duket se ka marrë një pjesë të madhe të vëmendjes me stilin dhe energjinë që solli në këtë mbrëmje festive, Shkruan Kosovarja.