‘Ulen perdet’ e Verës atraktive kulturore me koncertin e Orkestrës Rinore të Ballkanit Perëndimor

Komuna e Çairit përmbylli sonte programin e verës kulturore me koncertin e Orkestrës Rinore të Ballkanit Perëndimor, në edicionin e 14-të të festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”. Nën drejtimin e dirigjentit Desar Sulejmani, muzikantë të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor sollën në Sheshin “Skënderbeu” një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike.