Nga 59 ambasada dhe përfaqësi diplomatike, Maqedonia e Veriut ka mungesë të 11 ambasadorëve. Në këto vende, janë emëruar ushtrues detyre të cilët siç njoftoi ministri i jashtëm Timço Mucunski, kryejnë detyrat siç duhet dhe nuk lejojnë të ndihet mungesa e ambasadorit. Megjithatë, Mucunski njoftoi se edhe gjashtë apo shtatë ambasadorëve të tjerë u skadon mandati. Ndërkohë në Sofje për ambasador së shpejti do të emërohet Krum Efremov i cili këtë detyrë më parë e ka kryer edhe në Ukrainë. Sipas ligjit për punë të jashtme, së paku 50% e ambasadorëve duhet të jenë diplomatë profesionistë.
Ka një grup i ambasadorëve të cilëve në gjashtë muajt e ardhshëm u skadon mandati. Po punojmë në përmbushjen e të gjitha vendeve aty ku u skadon mandati. Diku 6-7 ambasadorëve u skadon mandati në gjashtë muajt e ardhshëm. Kur bëhet fjalë për ambasadorin në Sofje, procedura është në fazë që nuk përbën informacion të klasifikuar dhe mund të ndaj se ambasadori ynë në Bullgari do të jetë Krum Efremov, një nga diplomatët më cilësor sipas mendimit tim. Për në Athinë nuk mund të komentoj sepse procedura është në fazë ku informacionet janë të klasifikuara, tha Timço Mucunski – Ministër i Jashtëm. /Alsat.mk



