Komuna e Bogovinës në krye me Feti Abazin, ka nënshkruar dje marrëveshje me ministrinë e Politikës dhe Punës Sociale, për hapjen e Qendrës Ditore për të Moshuarit.
Sipas Abazit, në kuadër të kësaj Qendre Sociale, do të realizohen një sërë aktivitetesh prej të moshuarve, duke filluar nga: përmirësimi i cilësisë së jetës, mirëqenies dhe përfshirja sociale e moshës së tretë.
Postimi i plotë nga Abazi, në Facebook:
“Komuna përkujdeset edhe për moshën e tretë!
Dje nënshkruam kontratën për themelimin e Qendrës Ditore për të Moshuarit, e cila shumë shpejt do të nisë të funksionojë në Komunën e Bogovinës.
Në kuadër të kësaj qendre do të organizohen aktivitete të ndryshme me fokus në përmirësimin e cilësisë së jetës, mirëqenies dhe përfshirjes sociale të moshës së tretë.
Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një komuniteti më gjithëpërfshirës, ku kujdesi dhe dinjiteti u takojnë të gjitha gjeneratave.
Shumë shpejt do ta promovojmë dhe hapim këtë qendër për qytetarët tanë”, ka mbaruar statusin e tij, Feti Abazi.



