Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj H.S. (34) nga rrethina e Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale „lëndim trupor“.
Më 31.07.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, pas së cilës nga çanta e saj ka marrë para dhe çelësat e veturës.





