25 zjarre brenda për 24 orë

Zjarri vazhdon në Studeniçan, Makedonski Brod, Veles dhe Jegunovcë

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në hapësira të hapura. Prej tyre, 4 janë ende aktive, 3 janë nën kontroll, ndërsa 18 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarre aktive ka në zonën ndërmjet fshatrave Morane – Vërtekicë – Ramni Gabër, në Komunën e Studeniçanit, ku po digjet pyll i përzier.

Zjarri është aktiv edhe në zonat Vidhush, Dragov Dol dhe Lokvicë, në Komunën e Makedonski Brodit, ku janë përfshirë nga flakët bimësi e ulët, pyll me trungje të ulëta dhe shkurre.