Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 13:00 të 16 gushtit janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura në territorin e vendit, përcjell TV21. Prej tyre, katër zjarre janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa dy janë shuar.
Zjarret aktive janë regjistruar në territorin e komunave të Studeniçanit, Makedonski Brodit, Velesit dhe Zelenikovës, si dhe në zonën ndërmjet komunave të Jegunovcës dhe Sarajit. Në këto zona po digjet kryesisht pyll i përzier, vegjetacion i ulët, shkurre dhe pyje me dushk e shkozë.
Tre zjarre janë nën kontroll, në komunat e Krushevës dhe Kriva Pallankës. Ndërkohë, dy zjarre janë shuar plotësisht, njëri në fshatin Pagarushë të Studeniçanit, ku ishte përfshirë një deponi e egër, dhe tjetri pranë varrezave ortodokse në Ohër.



